LAJMI I FUNDIT:

Spalletti thotë se Napoli u ndje komod më shumë se sa duhej ndaj Liverpoolit

Spalletti thotë se Napoli u ndje komod më shumë se sa duhej ndaj Liverpoolit

Luciano Spalletti pranon se Napoli ndihej shumë më shumë komod me kryesimin e grupit të Ligës së Kampionëve dhe nuk kishte të njëjtën eufori si Liverpooli në minutat e fundit.

Ishte humbja e parë e sezonit për Partenopeit dhe i dha fund serisë së tyre prej 13 fitoresh radhazi në të gjitha garat, për të mos përmendur shanset e tyre për ta bërë atë një fazë të përsosur grupore të Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se bëmë një paraqitje të shkëlqyer, sepse në pjesën më të madhe të lojës e mbajtëm mirë topin, krijuam raste dhe e mbajtëm ndeshjen në ekuilibër total pa u munduar shumë. Kjo ishte thelbësore”, deklaroi Spalletti për Sky Sport Italia.


“Më pas, me kalimin e kohës, pashë që skuadra të ndihej pak e ngopur me barazimin, kështu që bëra ndryshime për të futur më shumë ritëm dhe shkëlqim, por kjo nuk ishte e mjaftueshme”.

“Përsa i përket mentalitetit, ishte pikërisht atëherë kur ndiheshim rehat që duhej të kishim shtyrë, sepse nuk kishim asgjë për të humbur. Duke thënë këtë, Liverpooli është e qartë se është më e mësuar të mbajë atë intensitet dhe ritëm për 90 minuta e më shumë”.

“Kjo është një skuadër e fortë, sepse të vish këtu dhe të luajmë ashtu siç luajtëm për periudha të gjata do të thotë se kemi besim te vetja. Ne duhet ta zbatojmë atë në praktikë kundër klubeve të mëdha, në mënyrë që të kemi prova të forcës sonë dhe gati ia dolëm sonte”, ka shtuar më tej ai.

Sidoqoftë, është vetëm hera e dytë në historinë e tyre që Napoli fiton një grup të Ligës së Kampionëve pas sezonit 2016-17, dhe konfirmon se asnjë skuadër italiane nuk ka qenë në gjendje t’i fitojë të gjashtë ndeshjet e grupit që nga sezoni 1992-1993. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori