Interi në krye me Luciano Spalettin ka filluar stërvitjet për sezonin e ri.
Për të shikuar stërvitjen ishin mbledhur shumë tifozë, normalisht një pjesë të tyre të lodhur nga sezonet jo të mira, nuk arrijnë të mbajnë nervozen.
Në një moment një tifoz ofendoi Andrea Ranocchian, duke i thënë që të largohet.
Dhe kjo nuk i pëlqeu aspak teknikut italian, i cili njihet për karakterin e tij të fortë.
Spalletti i nervozuar debatoi me tifozin duke i thënë mjaft me këto fjalë dhe është ai që duhet të largohet pasi nuk është mirë që lojtarët të stërvitën në këtë atmosferë.
Trajneri pas këtyre fjalëve është duartrokitur disa herë nga tifozët tjerë të pranishëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gMvj7mqkpw4