Një fotografi nga një rrugë e Kroacisë, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Arsyeja? Në vend të fjalës së zakonshme “STOP”, në rrugë është shkruar gabimisht “SOTP”.


Ky detaj, ndonëse i vogël, është bërë hit për shkak të komenteve kreative të qytetarëve. “Auto-correct nuk ka funksionuar” ka qenë njëri nga komentet që shoqëruan fotografinë.

Disa e kanë lidhur gabimin me të nxehtin e verës, duke thënë se “nuk bën të punohet në vapë”.

Gabimi pritet të korrigjohet, por ndërkohë ka provokuar reagime për shumë kalimtarë dhe përdorues të rrjeteve sociale. /Telegrafi/