LAJMI I FUNDIT:

Sot do të mbahet konferencë rajonale për kursime energjetike

Sot do të mbahet konferencë rajonale për kursime energjetike

Konferencë rajonale për kursime energjergjetike përmes menaxhimit me të dhëna do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qendrës për efikasitet energjetik të Maqedonisë (MACEF), Shoqatës gjermane për bashkëpunim internacional (GIZ) dhe Agjencisë për energjetikë të RM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca siç informojnë organizatorët, është në kuadër të projektit ‘MultEE’, njofton AIM.

Projekti është mundësuar nga mekanizmi Horizont 2020 i BE-së me qëllim që të përmirësohet konsistenca dhe cilësia e planifikimit dhe zbatimit të politikave për efikasitet energjetik përmes skemave inovative për monitorim dhe verifikim, si dhe përmes koordinimit të përmirësuar midis niveleve të ndryshme administrative. /Telegrafi/