LAJMI I FUNDIT:

Sot skadon ultimatumi i Vuçiqit për taksën 100%, Kosova nuk zmbrapset

Sot skadon ultimatumi i Vuçiqit për taksën 100%, Kosova nuk zmbrapset

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat deri më sot Qeverisë së Kosovës ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, me ç’rast ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Por ministri i Tregtisë, Endrit Shala, i ka thënë se taksa nuk hiqet pavarësisht kërcënimeve nga shteti fqinj.

Sot skadon ultimatumi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq drejtuar autoriteteve kosovare që ta heqin taksën 100 për qind, në të kundërtën ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj vendit. Pavarësisht kësaj zyrtarët e Qeverisë së Kosovës janë të vendosur të vazhdojnë me aplikimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të atyre boshnjake.
Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, i ka deklaruar dje gazetës “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare. Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala për “Zërin”. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori