Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) sot në një seancë publike pritet ti votojë raportet për numrat përfundimtar të votuesve kontestues nga kontrolli në terren dhe ai administrativ, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sot pritet që organet kompetente, respektivisht Ministria për punë të brendshme (MPB) dhe Drejtoria për evidencë të librave amë (DELA), ti dorëzojnë të gjithë informatat që kërkohen me kontrollin plotësues.


Në to bëjnë pjesë informatat për më shumë se 107.000 votues për të cilët supozohet se janë të shpërngulur ose gjenden në punë të përkohshme jashtë vendit, 40.000 votues të cilët nuk janë gjetur në shtëpi gjatë kontrollit në terren dhe për votuesit nga Pusteci./Telegrafi/