LAJMI I FUNDIT:

Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit nga Rahoveci: Edhe tre familjarë të tij të infektuar me COVID-19

Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit nga Rahoveci: Edhe tre familjarë të tij të infektuar me COVID-19

Sot në Rahovec është raportuar vdekja e një 33-vjeçari i cili ishte i prekur me coronavirus.

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi për RTV Dukagjinin thotë se tashmë të ndjerit, me 7 gusht i është marrë mostra dhe i njëjti më 9 gusht ka rezultuar pozitiv.


“Ai në fillim ishte shtruar në Klinikën Infektive në Gjakovë e që më pas është përcjellë për në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Atje ka qenë duke u trajtuar me oksigjeno terapi për 24 orë. Ai ka pasur një pneumoni në mushkëri. Sot rreth orës 14:30 është konfirmuar vdekja e tij si pasojë e komplikimeve serioze që i kishte shkaktuar coronavirusi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Latifi thotë se edhe tre pjesëtarë të familjes së të ndjerit janë të prekur me coronavirus.

“Vëllai i moshës 45 vjeçare ka gjendje stabile dhe është i shtrirë në QKUK dhe është duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Babai i të ndjerit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Gjakovë ndërsa axha është në Klinikën e Pulmologjisë. Që të tre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”.

Kryetari i Rahovecit thotë se për momentin në këtë komunë janë 107 të shëruar, 22 raste aktive dhe 24 raste që kanë përfunduar me fatalitet si pasojë e infeksionit me coronavirus./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori