Sot ndalohet lëvizja e automjeteve në të gjithë Shqipërinë

Policia në Shqipëri ka njoftuar se më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.
Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.
Këto masa janë marrë në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri
Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë këto masa.
Dje në Shqipëri janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me coronavirus.
Nga
Telegrafi
31/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































