LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Sot mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë
Foto: Ilustrim/Arkiv

Më shumë se 24 mijë nxënës të klasave të nënta do t’i nënshtrohen sot pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në 176 qendra të testimit, ku të angazhuar për mbarëvajtje procesit janë rreth 1,600 administrues.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se në pjesën e dytë, nxënësit do t’iu nënshtrohen pyetjeve nga lëndët matematikë, informatikë, shkenca natyrore, fizikë dhe kimi.

MASHTI kërkon nga drejtoritë komunale të arsimit të marrin të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë të organizohet sipas standardeve dhe rregullave të përcaktuara.


MASHTI ka krijuar një grup punues, i cili do të bëjë monitorimin e procesit, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë nga krimet kibernetike, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe DKA-ve.

“MASHTI, gjithashtu kërkon nga DKA-të që në pjesën e dytë të testit të sigurohen që administruesit të arrijnë më kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete udhëzuesin me rregullat për administrimin e testit, të respektojnë rregullat e administrimit të testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM-MASHTI, të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet respektuar gjatë procesit të testimit, të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit, të njoftojnë administruesit se do të përjashtohen nga procesi në rast të mos respektimit të përgjegjësive dhe se ndaj tyre do të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”.

Pjesa e parë e testimit është mbajtur më 4 qershor 2022 dhe MASHTI ka njoftuar se nxënësit që kanë përdorur telefona, nuk do t’u lejohet të përsërisin pjesën e parë të testimit dhe atyre do t’iu llogariten pikët vetëm nga lëndët në pjesën e dytë të testit.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori