LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Sot hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me “Elem Turs”, sot do ta zbatojnë ngjarjen “Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit”, – hapja e sezonit të skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, në parkingun mbi hotel Sllavia në Kodrën e Diellit.

Siç është paralajmëruar, fjalim do të mbajnë ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Ekonomisë, Naser Nuredini dhe Kreshnik Bekteshi dhe drejtorët e “Elem Turs” dhe të Parkut Nacional “Mali Sharr”, Adem Avziu dhe Ibrahim Dehari.

Në ngjarje do të shënohet fillimi i sezonit të skijimit në PN “Mali Sharr” dhe me atë rast do të promovohet Plani për menaxhim me parkun nacional, që është në fazën finale të përpunimit dhe për të cilin fillimisht do të vijojnë konsultime me opinionin, si dhe realizimet dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës në këtë qendër turistike.


Të mërkurën dhe të enjten ditët për skijim dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikut në Qendrën e Skijimit do të jenë falas , i cili do të punojë nga ora 09:00 deri në 15:30.

Në ditën e hapjes, në funksion do të vendosen edhe teleferiku me gjashtë ulëse, Ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 1” (Ajduchka ramnina 1) – GE, Ski-ashensori “Kroni i Plakës” – Aerodrom, Ski-ashensori “Kroni 1” – Teteks, Ski-ashensori “Kroni 2” – Teteks, Teleferiku me dy ulëse “Shën Ilija”, Teleferiku me dy ulëse “Maja e Kaltër“ – Ceripashina.

Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchka ramnina 2)– GE.

Për herë të parë këtë vit, sezoni i skijimit hapet pasi Mali Sharr është shpallur Park Nacional.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori