Në Qendrën sportive në Tetovë sot do të nisë ndërtimi i pishinës.

Ndërtimi i kësaj pishine është pjesë e fazës së parë të projektit qeveritar "Ndërtimi i 14 pishinave", njofton Telegrafi Maqedoni.


Në fillimin e ndërtimit të punëve ndërtimore, ashtu siç është paralajmëruar, do të merr pjesë kryeministri i Qeverisë, Oliver Spasovski dhe drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Darko Kaevski.

Përveç Tetovës, ndërtim të pishinave sipas projektit "Ndërtimi i 14 pishinave" pritet të ketë në Gostivar, Çair, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda Aerodrom, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, Prilep, Kavadar dhe Veles.

Pishinat pritet të jetë me madhësi 8.80x14.80 dhe deri në orën 15:00 do të shërbejnë për nxënësit ndërsa më pas do të mund të shfrytëzohen për qëllime komerciale./Telegrafi/