LAJMI I FUNDIT:

Sophie Turner preu balluket për stinën e verës

Sophie Turner preu balluket për stinën e verës

Nëse po kërkoni një shenjë për të prerë balluke për verën, kjo është gjithçka që ju duhet.

Sophie Turner tregoi në Instagram transformimin e saj të fundit të flokëve, ajo zgjodhi balluke.


Gjatë fundjavës, ylli i “Game of Thrones”, postoi një fotografi me mbishkrimin “Vajza juaj me balluke”. Fotografitë tregojnë një skaj të përparmë paksa të rritur, të bashkuar me sy maceje dhe bizhuteri ari.

Fatkeqësisht, ajo nuk dha shumë detaje për pamjen e saj të re, por nuk është për t’u habitur që ajo dukej aq mahnitëse sa kurrë më parë.

Ndërsa Sophie është e njohur për flokët bionde të drejta, kjo nuk është hera e parë që ajo provon balluket, e njëjta zgjodhi këtë stil edhe në vitin 2019.

Pamja e re e Sophie vjen vetëm disa ditë pasi ajo dhe Joe festuan dy vjetorin e tyre. /Telegrafi/