LAJMI I FUNDIT:

Soni Malaj u dashurua në shikim të parë në parking në Klevin (Video)

Soni Malaj u dashurua në shikim të parë në parking në Klevin (Video)

Prej pak kohësh, Soni Malaj po jeton një periudhë të bukur në jetën personale. Partneri i saj, Klevi, ia ka rikthyer lumturinë pas një periudhe të vështirë, në fillim shkurorëzimi me Mirkon dhe pas tij edhe ndarja nga jeta e të atit.

Klevi ka qenë një mbështetje e madhe për artisten, madje këtë gjë Soni e ka deklaruar shpesh në intervistat e fundit televizive. Por, së fundi, e ftuar në NIN në Klan Kosova, Soni ka rrëfyer edhe një sekret të vogël për takimin e parë dhe shkëndijën e dashurisë me Klevin.

Ky është i fejuari i Soni Malaj (Foto)
Lexo po ashtu Ky është i fejuari i Soni Malaj (Foto)

Ndryshe nga ҫ’është spekuluar në mediat rozë dhe në portale, çifti nuk janë njohur në palestër, madje as sot nuk frekuentojnë të njëjtën palestër “Është spekuluar se jemi njohur në palestër, por në fakt jo. Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët, ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij”.


Por askujt nuk ia merrte mendje se dy miqtë e vjetër të mikeshës së përbashkët do të bëheshin bashkë… Dhe ndodhi për ditëlindjen e saj, kur të dy patën “takimin përballë”.

Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja makinën në parking. Aty, ai kaloi dhe… diҫka ndodhi. U pamë përballë. Unë në fakt e ngatërrova, por pastaj thashë “mos është ai që njoh?”

Kështu, Soni dhe Klevi, shkëndijën e parë të dashurisë e përjetuan në parking. Aq mjaftoi që më pas të fillonin komunikimet e pas tyre takimet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Harxhoi mbi 900 mijë euro në mbi 20 operacione plastike, modelja braziliane ndalohet në kufi pasi dogana nuk e njohu në pasaportën e saj

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Kalo në kategori