LAJMI I FUNDIT:

SONETI I MA T’MADHES DASHNI

SONETI I MA T’MADHES DASHNI

Poezi nga: Vinicius de Moraes
Përktheu: Jozef Radi

Jo, s’ka dashni ma t’madhe e ma t’habitshme
se imja, që s’i jep nji çast qetsi gjasë ma t’dashtun
dhe kur e shef të hareshme, ndjehet trishtë
e veç kur zhytet n’zymtì, i vjen buzqeshja.

Dhe gjen qetësi, veç kur i ban qëndresë
zemra e dashurueme, dhe ndjehet gazmor
ma shumë se prej aventurës s’përjetshme
që e ndjek, prej nji jete të mbytun n’fatkeqsi


O dashnia ime e çmendun, që posa prek plagos
e kur plagos drithron, po do të dëshironte ma mirë
të plagoste se sa t’merrte fund e t’jetonte ashtu kot

Besnike e bindjes së vet në të gjitha çastet
njashtu dritdhanse, e çmendun, delirante
në pasionin e gjithçkaje dhe të vetvedit…