Sondazhi i UBO: LDK e para si zgjedhje e dytë, LVV dhe PDK ndjekin nga pas

Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të dhëna nga një sondazh i realizuar së fundmi nga UBO Consulting, ku qytetarëve u është shtruar pyetja:
“Cila është zgjedhja juaj e dytë nëse votoni në zgjedhje këtë të diel?”
Sipas rezultateve të publikuara:
LDK kryeson me 18.5% si zgjedhje e dytë,
pasohet nga LVV me 16.5%,
PDK renditet e treta me 13.7%,
AAK rezulton me 4%,
Lista për Familjen ka marrë 3.7%,
NISMA ka 0.9%,
AKR ka vetëm 0.1% ndërsa Lista Serbe ka 1.1%.
Nga ana tjetër, një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve nuk janë shprehur në mënyrë të qartë:
33.6% janë deklaruar si “të pavendosur” ose “nuk e dinë”,
0.8% kanë zgjedhur kategorinë “Tjetër”,
ndërsa 7.1% kanë refuzuar të përgjigjen.
Ky sondazh hedh dritë mbi lëvizshmërinë e votuesve dhe preferencat e mundshme në një raund të dytë votimi hipotetik, duke reflektuar një skenë politike ende të paqëndrueshme dhe me nivel të lartë të pavendosmërisë.

















































