LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i RIDEA-s: 30% e qytetarëve mbështesin shkëmbimin e territoreve Kosovë–Serbi

Sondazhi i RIDEA-s: 30% e qytetarëve mbështesin shkëmbimin e territoreve Kosovë–Serbi

Përmes një sondazhi të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, tregohet se 62 për qind e qytetarëve mbështesin vazhdimit e dialogut Kosovë-Serbi në formatin aktual, ndërkohë vetëm 30 për qind e qytetarëve e mbështesin korrigjimin e kufirit në këmbim të njohjes së Kosovës globalisht dhe anëtarësimit të saj në OKB.

Para liderëve institucional e politik në Kosovë, Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit prezantoi sot sondazhin e realizuar me qytetarët e Kosovës rreth dialogut Kosovë-Serbi.


Në këtë sondazh janë testuar tre skenarë me qytetarë, që sipas raportit, nuk ka përkrahje substanciale nga komuniteti shumicë në Kosovë, për ndonjërin nga këta skenarë.

Skenari i parë ka të bëjë me status-quo’n, ku vetëm 16 për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin këtë status-quo aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Skenari i dytë ka të bëjë me Asociacionin e Komunave  më Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ku vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar.

Ndërsa skenari i tretë ka të bëjë me korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes globale dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ky skenar u mbështetet nga 30 për qind.

Labinot Greiçevci nga RIDEA, në tryezën e organizuar me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka treguar detaje rreth sondazhit që kanë bërë me 1000 respodentë, raporton KP.

“E para, është se qytetarët e Kosovës, 62 për qind e tyre mbështesin vazhdimin e dialogut. E dyta, kemi testuar tri skenarë të cilat i kemi radhitur sipas radhitjes në vijim. E para, Status Quo-ja, vetëm 16 për qind e qytetarëve e mbështesin status quon aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Skenari i dytë që e kemi testuar ka qenë Asociacioni i komunave me kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes de fakto të pavarësisë së Kosovës, vetëm 10 për qind e mbështesin këtë skenar. Dhe, skenari i tretë që e kemi testuar në sondazh ka qenë korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në këmbim të njohjes globale të Kosovës dhe anëtarësimin në OKB. Mbështetja për këtë skenar nga qytetarët e Kosovës ka qenë në vlerën 30 për qind”, tha Greiçevci.

Sondazhi “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” u bë me qëllim të identifikimit të perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve në lidhje me skenarët rreth finales së madhe mes dy vendeve.

Grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes së dialogut.

Ndërsa grupi i dytë i gjetjeve fokusohet te vijat e kuqe të Kosovës lidhur me fazën përfundimtare të dialogut.

Sondazhet tregojnë se Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës, Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës dhe Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës.

“Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës. Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës( 69% e shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe). Lugina e Preshevës duhet t’i mbetët Serbisë (13% e shqiptarëve, kundrejt 84% të mostrës serbe). Veriu i Kosovës: Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviqit nuk duhet ti bashkohen Serbisë( 91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe)”, thuhet në sondazhin e publikuar.

Sondazhi tregon se popullsia serbe dhe shqiptare flasin me zëra të ndryshëm sa i përket vijave të kuqe, por pajtohen për nevojën e vazhdimit të dialogut.

Sondazhi është përkrahur nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

43 për qind e përkrahin idenë që Kosova duhet të kërkojë bashkim me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia, dhe 50 për qind e refuzojnë këtë ide.

“Megjithatë, 49 për qind në mesin e shqiptarëve dhe 76 për qind e serbëve nuk pajtohen me opsionin që Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe te jure nga Serbia”, thuhet në sondazh.

Nga ky sondazh i publikuar sot del se opinioni publik është jo konsistent dhe me pozicione kontradiktore.

Sipas raportit, për të qenë e pranueshme ndonjë marrëveshje e ‘Finales së madhe’ nga shumica në Kosovë, ajo duhet të sjell diçka të qëndrueshme, thelbësore dhe funksionale në vend, në të kundërtën është e destinuar të dështojë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori