LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi i Pyper: 42% e të anketuarve mendojnë se prioriteti i Qeverisë Kurti 2 duhet të jetë luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit

Sondazhi i Pyper: 42% e të anketuarve mendojnë se prioriteti i Qeverisë Kurti 2 duhet të jetë luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit.

Rreth 18% e qytetarëve të anketuar mendojnë se Kurti do të përmbushë të gjitha premtimet e dhëna. 41% mendojnë se do të përmbushen shumica e premtimeve elektorale. Derisa 7% mendojnë se nuk do të përmbushet asnjë premtim.


Rreth 42% mendojnë se prioriteti më i madh i qeverisë duhet të jetë luftimi i korrupsionit/nepotizmit. Mbi 25% mendojnë se prioritet duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike. 24% mendojnë se kontrollimi i pandemisë duhet të jetë prioriteti kryesor derisa 8% mendojnë se prioritet duhet të jetë zgjidhja e dialogut Kosovë-Serbi.

Rreth 64% e respodentëve mendojnë se LVV do të mund t’i siguroj votat për Vjosa Osmanin. 15% mendojnë se nuk do të sigurohen votat për Osmanin. Ndërsa rreth 22% nuk kanë mendim për këtë çështje.

69% e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti do ta përfundojë mandatin katërvjeçarë. 15% nuk mendojnë se Kurti i shkon mandatit deri në fund, derisa 15% nuk kanë opinion.

Gjysma e respodentëve mendojnë se partitë opozitare  nuk do të mund të bëjnë opozitë ndaj Kurtit. 29% mendojnë se do të ketë opozitë të fortë. Rreth 21% nuk kanë mendim për këtë çështje.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit, u kërkohet të largohen nga fshati

Kanoset një çift në Banjskë të Zveçanit, u kërkohet të largohen nga fshati

Kronika e Zezë
Përfshihen nga zjarri 6 lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Përfshihen nga zjarri 6 lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kaosi digjital prapa zgjedhjeve në Kosovë

Kaosi digjital prapa zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Siguri
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kalo në kategori