LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: Rreth 90% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve ka ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës

Sondazhi nga Pyper: Rreth 90% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve ka ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me përceptimet që kanë për bashkatdhetarët nga diaspora.

Pjesa më e madhe e respodentëve (67%) kanë perceptim shumë të mirë për bashkatdhetarët nga diaspora, 22% të mirë, pozicion neutral kanë rreth 9% e respodentëve derisa perceptim negativ kanë rreth 2% e pjesëmarrësve në sondazh.


Rreth 69% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në gjendjen ekonomike të Kosovës, 19% thonë se ardhja e tyre ka ndikim shumë të mirë, mjaft të mirë mendojnë rreth 6.4% , ndërsa deri diku të mirë 5.6%.

Rreth 39% e respodentëve mendojnë se nëse bashkatdhetarët nuk do të dërgonin remitenca gjendja ekonomike në Kosovë do të ishte jashtëzakonisht keq.

Gjendje shumë të keqe ekonomike për Kosovën parashikojnë 29% e qytetarëve nëse nuk do të kishte remitenca nga diaspora, derisa vetëm 5% mendojnë se edhe pa remitencat e diasporës gjendja ekonomike do të ishte e mirë.

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Lajme
Kalo në kategori