Son tregon pse zgjodhi transferimin në MLS: Los Angeles nuk ishte zgjedhja e parë, më ndryshoi mendjen presidenti

Heung-min Son u largua nga Tottenham pas 10 viteve dhe nënshkroi për skuadrën amerikane Los Angeles FC, dhe transferimi i tij theu rekordin e ligës MLS.
Klubi i Los Angeles pagoi 22 milionë euro për 33-vjeçarin Son, dhe në prezantimin e tij zyrtar, ai tha se mezi priste të luante.
"Erdha këtu për të fituar dhe mund të jeni të sigurt se do ta bëj këtë. Patjetër që do t'ju tregoj diçka emocionuese në fushë dhe ju garantoj se do të kemi shumë sukses së bashku", tha Son.
Son gjithashtu pranoi sinqerisht se as nuk e kishte menduar të vinte në ligën MLS disa muaj më parë.
Ai tregon se mendjen ia ndryshoi kur presidenti i klubit John Thorrington e telefonoi.
"Të them të drejtën, ardhja këtu nuk ishte zgjedhja ime e parë. Ndërrova mendje kur kryetari John Thorrington më telefonoi për herë të parë".
"Ai më shpjegoi se unë i përkasja këtij vendi dhe jam i lumtur që e dëgjova", tha Son. /Telegrafi/




















































