LAJMI I FUNDIT:

“Son nuk e ka humbur kurrë këtë në jetën e tij”, tifozët pretendojnë në kurdisjen e ndeshjes mes Cityt dhe Spurs

“Son nuk e ka humbur kurrë këtë në jetën e tij”, tifozët pretendojnë në kurdisjen e ndeshjes mes Cityt dhe Spurs

Sulmuesi Son Heung-min mund të bëhej heroi i Tottenham Hotspur ose shpëtimtari i Arsenalit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, por humbi një rast ideal për ta ndryshuar rrjedhën dhe rezultatin e lojës.

Son humbi një shans i vetëm me portier – gjë që i ndodhte rrallëherë Sonit për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme në përfundim.


Ylli i Spurs mori një vendim të dobët në këtë episod duke zgjedhur këndin e majtë të portës në vend të këndit të hapur të djathtë.

Një humbje e tillë i kushtoi Tottenhamit një barazim në ndeshje dhe i kushtoi Arsenalit ndoshta shansin më të madh për të siguruar titullin e parë pas 20 vitesh.

Sigurisht, disa futbolldashës e quajtën këtë ndeshje si të kurdisur pas rastit të humbur nga Son.

“Son është një nga fituesit më të mëdhenj në historinë e fundit të Ligës Premier dhe humbi rastin qëllimisht”, ishte një koment i fansit në rrjetet sociale.

“Ja, është ndeshje e rregulluar, Sonit nuk i ka humbur kurrë këto raste në jetën e tij!!!”, ishte një koment i një tjetër tifozi.

“Ajo huqje e Sonit ishte padyshim e qëllimshme sepse thjesht nuk ka asnjë mënyrë për ta humbur”, shtoi një tjetër.

“Nuk e kam parë kurrë Son të humbasë 1 kundër 1 në këto lloj lojërash” dhe “Son e humbi atë me qëllim. Njeriu i duhur i Spurs!”, ishin dy komente tjetër.

“Nuk e kam parë kurrë Sonin të humbasë një rast të tillë 1v1. Mbaj mend që edhe Virgil Van Dijk e quajti atë një nga më të mirët në këto raste. Shpresoj që t’i paguajnë mjaftueshëm para për t’i bërë sytë më të mëdhenj.. i korruptuar”, ishte koment i një tjetër tifozi të irrituar.

Ndryshe, Son ka një normë mjaft të lartë konvertimi këtë sezon – 29.31%. Do të thotë se ai shënon një gol për çdo 3.41 gjuajtje që bën, është më i mirë se 92% e lojtarëve në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori