Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, e quajti të vonshme çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi që tha se është dashur të ndodhë para dy vitesh.
Sholtes këtë deklaratë e bëri të ditur në një konferencë për media, ku tha se shpreson që deri në fund të këtij viti do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
“E kuptojmë që ka pritje të mëdha nga qytetarët e Kosovës për liberalizmin e vizave pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Liberalizimi i vizave realisht është shumë vonë por mos e fajësoni Bashkimin Evropian. Po bëjmë më të mirën nga ana jonë në Parlamentin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Shpresoj që rekomandimet nga Komisioni Evropian do të jenë pozitive. Kjo do të jetë njëkohësisht një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Evropian, për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Sinqerisht shpresoj që vërtetë do të ndodh në fund të këtij viti”, ka thënë Sholtes.
Ai po ashtu tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë ta kenë liberalizimin e vizave për të udhëtuar lirshëm në Evropë.
“Ne nga Parlamenti Evropian gjithmonë jemi në favor të liberalizimit të vizave. Shumë shpesh e kam përmendur që banorët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave dhe duhet të udhëtojnë të lirë në Evropë. Ditëve të fundit po diskutojmë mjaft tema të rëndësishme ku ka ende hapësirë për përmirësim. Në veçanti për zbatimin e ligjit për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, reformën e sistemit gjyqësorë dhe pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatësve. Një pikëpyetje tjetër që është vënë në pah është dhe çështja e transparencës, dhe synimi është që t’i mbuloj të gjithë sektorët publikë. Njëkohësisht kjo d.m.th që parlamenti dhe institucionet tjera duhet të informojnë me kohë dhe me fakte reale. Marrëveshjet Ndërkombëtare, së paku duhet të diskutohen në Parlamentin e Kosovës. Përpos çështjeve buxhetor dhe financiare duhet të bëhen lëvizje në çështjet administrative. Nëse dëshirojmë që të flasim për reformën e administratës publike dhe për numrin e ministrave dhe zëvendës ministrave, Kosova duhet ta di se ku do të arrij në të ardhmen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të përgatisim prioritetet e programit ekonomik. Këtë duhet ta bëjmë edhe në sistemin arsimor dhe të shëndetësisë. Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme të diskutohet sektori i mjedisit”, tha Sholtes.
E sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai tha se dialogu duhet të vazhdoj sa më shpejt.
“Ky dialog duhet të vazhdoj sa më shpejt që është e mundur dhe dëshiroj të përfundoj me sukses me marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët” , theksoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite