Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka lavdëruar qëndrimin e Paul Pogba dhe thotë se do të ndërtojë ekipin e tij përreth mesfushorit francez.

Pogba duroi një marrëdhënie të çoroditur me ish-menaxherin Jose Mourinho, i cili u shkarkua para disa javësh nga drejtuesit e Unitedit.


Megjithatë, 25-vjeçari francez, i cili ka qenë i lidhur me një lëvizje te Juventusi në javët e fundit, duket se është rilindur në dy ndeshjet e para të trajneri të ri Solskjaer.

Kjo pasi Pogba ka shënuar dy herë në fitoren e së mërkurës në Huddersfield dhe këto paraqitje kanë bërë që trajneri norvegjez të ka besim të madh në të dhe të ndërtojë skuadrën rreth tij.

Solskjaer Pogba Solskjaer dhe Pogba të lumtur pas fitores (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

"Mendoj se Paul është një lojtar i madh, ai është një nga lojtarët kryesorë dhe më të mirë në botë", ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Bournemouthin.

"Ai ka bërë shumë mirë me mençurinë e tij dhe është një djalosh i madh, i cili ka fituar duele me kokë, ndërhyrje e gjithçka tjetër".

"Qëndrimi i tij ka qenë i përsosur dhe ky është çelësi".

"Jemi duke kërkuar për të ndërtuar një ekip përreth tij natyrisht, por ka shumë lojtarë cilësorë", përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

telegrafi sport app