LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer pas fitores ndaj Romës: Asgjë nuk ka përfunduar

Solskjaer pas fitores ndaj Romës: Asgjë nuk ka përfunduar

Ole Gunnar Solskjaer pranon që Manchester United e humbi rrugën në pjesën e parë kundër Romës, por ‘u bashkuan’ për të fituar gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës me rezultat të thellë 6-2.

Giallorossët ishin në epërsi 2-1 në pjesën e parë, por u shemben pas pushimit mes pjesëve duke përjetuar në humbje të hidhur në Old Trafford.

Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri i Unitedit, Solskjaer, i cili vlerësoi ‘bashkimin’ e ekipit për arritjen e fitores.


Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës
Lexo po ashtu Manchester United dhuron spektakël dhe fiton me rikthim ndaj Romës

“Jo nuk e ndiej se puna është bërë, por ishte një punë e mirë. Ne bëmë mirë por e dimë që ata kanë cilësi”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BT Sport pas ndeshjes.

“Ata shënuan dy gola nga dy rastet që u dhamë. Ata nuk kishin shumë mundësi kundër Ajaxit. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë”.

Notat e lojtarëve, Manchester United 6-2 Roma: Bruno Fernandes merr vlerësimin maksimal
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Manchester United 6-2 Roma: Bruno Fernandes merr vlerësimin maksimal

“Karakteri tregoi se ata u kthyen dhe nuk e humbën kokën. Ndoshta pesë ose 10 minuta në fund të pjesës së parë, ne nuk dukeshim mirë, por u bashkuam”.

“Të dy golat janë gabime të vogla, që nuk duhet të ndodhin në këtë nivel”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori