Në Shtëpinë e kulturës “Marko Cepenkov” në Prilep mbrëmë solemnisht është hapur Festivali i 52-të i Teatrit të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski”. Në skenën e madhe të Shtëpisë së kulturës “Marko Cepenkov” tradicionalisht së pari akademikut Mitko Manxhukov iu dorëzua çmimi për vepër jetësore.

Ministri i Kulturës Robert Alagjozovski me këtë rast tha se paraqet kënaqësi për të që paraqitja e parë e tij zyrtare në opinion është pikërisht në FTM “Vojdan Çernodrinski”. Ai paralajmëroi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta përkrah këtë manifestim të madh.

Alagjozovski në fjalimin e tij tha se Ministria do të insistojë që më tepër të theksohet roli dhe statusi i krijimtarit dhe artistit, pa u instrumentalizuar liria artistike.

Në skenën e madhe të Shtëpisë së kulturës, Teatri i Dramës nga Shkupi e interpretoi shfaqen e parë nga gjithsej 12 në konkurrencë zyrtare për çmime. Publiku e pa shfaqen “Tregtari nga Venediku” nga Shekspiri në regji të Natasha Poposkës.

Në festivalin e sivjemë do të shfaqen gjithsej 20 shfaqe, prej të cilave 12 janë në konkurrencë zyrtare për çmime.