LAJMI I FUNDIT:

Sofia Vergara zhgënjen fansat me zgjedhjen e saj të modës

Sofia Vergara zhgënjen fansat me zgjedhjen e saj të modës
(Foto: BackGrid)

Sofia Vergara është shfaqur në një kombinim të pazakontë në një pagëzim në Los Angeles dhe i ka shokuar fansat e saj.

Aktorja është shfaqur e një kostum me motiv kali të dizajnuar nga Johanna Ortiz. Krijimi i saj shkaktoi reagime të shumta nga fansat e saj.


“Megjithëse Sofia është e bukur, por kjo është pak pa shije”; “Zgjedhje e çuditshme për pagëzim”; “Ajo ka gabuar me veshjet” – janë disa nga komentet e fansave.

(Foto: BackGrid)

Njëra ndër aktoret më të paguara dhe një nga femrat më të bukura në botë, thuajse çdo herë magjeps publikun me pamjen e saj. Megjithatë, këtë herë ka zhgënjyer me zgjedhjet e saj të modës.

Përveç edicionit pa shije, nuk mund të anashkalohet edhe figura e saj e padiskutueshme, e cila prej vitesh nuk ka ndryshuar.

Edhe pse në korrik i ka mbushur 50 vjet, Vergara nuk heziton që me raste të publikojë imazhe me bikini në rrjetet sociale, derisa fansat e saj pajtohen se ajo është ende nga femrat më të bukura në botë. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)

(Foto: Instagram/sofiavergara)