LAJMI I FUNDIT:

Snapchat tani vlen 10 miliardë dollarë

Snapchat tani vlen 10 miliardë dollarë

Në qershor të vitit të kaluar, Snapchat është vlerësuar me 800 milionë dollarë. Pastaj në vitin 2013, Snapchat u vlerësuar me rreth 2 miliardë dollarë, dhe ka pasur oferta serioze për shitjen e biznesit të saj tek Google dhe Facebook, me shumë marramendëse që thuhej se arrinin në 4 miliardë dollarë dhe 3 miliardë dollarë, në para të gatshme.

Reagimet e para ishin se Snapchat ishte çmendur që nuk e shiste biznesin e saj për ato shuma, në atë kohë. Mbase në fund të fundit, ata nuk ishin edhe aq të çmendur. Me sa duket, themeluesi i saj Evan Spiegel ka marrë vendimin e duhur.

Kjo pasi që kompania tani është vlerësuar me një shumë të pabesueshme prej 10 miliardë dollarësh.

Vlera e Snapchat është rritur, pasi që fondi investues Kleiner Perkins Caufield & Byers është pajtuar që të investojë më shumë se 20 milionë dollarë në Snapchat. Dhe një investitorë tjetër ka thënë se do të investojë një shumë tjetër të madhe në aplikacionin e famshëm. (Telegrafi)