Poezi nga: Natalia Ginzburg
Përktheu: Beti Njuma
S’mund ta dimë. Askush s’e tha.
Ndoshta atje s’ka tjetër veç një rrjete të shkallmuar,
katër karrige të zhveshura nga kashta dhe një pantofël të vjetër
ngrënë nga minjtë. Ka të ngjarë që Zoti të jetë një mi
e që ia mbath të fshihet me të ardhur ne.
Por ka të ngjarë të jetë edhe pantofla e vjetër
e ngrënë dhe e ronitur. S’mund ta dimë.
Ndoshta Zoti na e ka frikën dhe largohet, e për një kohë të gjatë
duhet ta thërresim e ta thërresim me emrat më të ëmbël
për ta nxitur të kthehet. Nga një qoshk i largët
i dhomës si i ngrirë do na ngulitë.
Ndoshta Zoti është i vogël sa një grimcë pluhuri,
dhe mund ta shohim veç me mikroskop,
hije picërrake kaltëroshe mbi xham, fletë
e zezë picërrake e mikroskopit humbur nëpër natë
dhe ne atje në këmbë, të heshtur, të pezullt tek vështrojmë.
Ndoshta Zoti është i madh sa deti, gjëmon e shkumëzon.
Ndoshta Zoti është i ftohtë si murrlani dimëror,
ndoshta ulërin dhe gjëmon si një rrapëllimë shurdhuese,
sa të zëmë veshët me duar,
të mardhur e të ngjethur, tek skutëlohemi përdhe.
S’mund ta dimë si është Zoti. Dhe nga tërë gjërat
që do donim të dinim, është e vetmja njëmend thelbësore.
Ndoshta Zoti është i mërzitshëm, i mërzitshëm si shiu,
dhe ajo parajsa e tij, e mërzitshme për vdekje
Ndoshta Zoti ka gjyzlyke të zeza, një shall mëndafshi,
dy qenushë të lidhur. Mbase përdor dollakë.
Ndoshta i ka flokët e lyer, ka një radio dore,
dhe i nxin këmbët në diell majë një rrokaqielli.
S’mund ta dimë. Askush s’e di.
Ndoshta me të mbërritur na nis në hapësirë
që t’i blejmë bukë, sallam dhe një shishe verë.
Ndoshta Zoti është i mërzitshëm, i mërzitshëm si shiu,
dhe ajo parajsa e tij, po i njëjti avaz,
valëvitje tylesh, puplash, reshë,
një kundërmim zambakësh të prerë, mërziti për vdekje
dhe herë pas here një gjysmëfjalë për të kaluar kohën.
Ndoshta Zoti është vetë i dytë, një çift të martuarish.
rënë në gjumë në një tryezë bujtine
ndoshta Zoti s’ka kohë. Do na thotë të ikim
e të kthehemi më vonë. Ne do dalim shëtitje;
do ulemi mbi një stol duke numëruar trenët që kalojnë,
milingonat, zogjtë, anijet. Në atë dritare të lartë,
Zoti do nxjerrë kryet për të soditur natën dhe rrugën.
S’mund ta dimë. Askush s’e di.
Me gjasë Zoti mund të ketë uri e atëherë do na duhet t’ia shuajmë,
ndoshta vdes nga uria, dhe ka ftohtë, dhe dridhet nga ethet,
nën një mbulesë të fëlligësht, me tartabiqe rrëmbushur,
e na duhet të rendim për të kërkuar qumësht dhe drunj,
për të telefonuar një mjek, e kushedi vallë nëse aty për aty
do ta gjejmë një telefon, monedhën, apo numrin
në natën plot me njerëz, kushedi në do kemi para mjaftueshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
KOLAPS
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025