LAJMI I FUNDIT:

Smrekonica e Vushtrrisë vatër e re e coronavirusit, Tahiri i shqetësuar që nuk dihet burimi i infeksionit të parë

Smrekonica e Vushtrrisë vatër e re e coronavirusit, Tahiri i shqetësuar që nuk dihet burimi i infeksionit të parë

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për shtatë rastet e reja të paraqitura në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Tahiri në RTV Dukagjini ka thënë se shqetësuese është se ende nuk dihet burimi i infektimit të pacientit të parë nga Smrekonica.


“Tashmë edhe Instituti i Shëndetit Publik e ka thënë që Smrekonica është një vatër e coronavirusit, por problemi më i madh është se nuk e dimë si është infektuar personi i parë nga ky vend”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Vitisë thotë se tashmë ky vend është vendosur në karantinë dhe për dy javët e ardhshme do të mbesin në këtë situatë.

“Unë ftoj banorët e këtij fshati që të jenë të durueshëm dhe të mos dalin nga fshati dhe të mos rrezikojnë qytetarët tjerë”.

Tahiri thotë se nga nesër [mërkurë] në Vushtrri do të merren masa të reja në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

“Nga nesër nuk do të lejohen të punojnë ato markete që punëtorët e tyre të shërbejnë pa maska e doreza. Po ashtu edhe konsumatorët të mos futen në ato markete pa mjete mbrojtëse”, tha ndër të tjera Xhafer Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori