LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia shkurton kohën e karantinës

Sllovenia shkurton kohën e karantinës

Në Slloveni prej të dielës koha e karantinimit është shkurtuar nga 14 në 10 ditë, për udhëtarët që vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë, ashtu si edhe për personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, raportojnë mediat sllovene.

Vendimi është marrë gjatë javës së kaluar, në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës, që e ka pranuar se rreziku mund të jetë më i lartë, por që barra mbi ekonominë do të jetë më e lehtë.

Shkurtimi i periudhës së karantinës mund të sjellë deri në dhjetë raste shtesë të infektimit brenda një muaji, sipas Shtabit slloven të krizave, shkruan albinfo.ch.


Epidemiologët theksojnë se te numri më i madh i të sëmurëve, një gjë e tillë ndodh në dhjetë ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Veprimi i autoriteteve sllovene pasqyron debatin që po zhvillohet në Bashkimin Evropian, ku në disa shtete kohëzgjatja e karantinës tashmë është shkurtuar, derisa disa po e shqyrtojnë një gjë të tillë.

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori