Grupi B kualifikues për Kupën e Botës 2026 aty ku bën pjesë edhe Kosova tashmë ka marrë formë pas ndeshjeve të para të zhvilluara.

Zvicra pas fitores së thellë ndaj Kosovës me rezultat 4-0 ka marrë kryesimin e grupit teksa pas saj gjendet Sllovenia që ndan pozitën e dytë me Suedinë me nga një pikë.


Sllovenia dhe Suedia luajtën baras me rezultat 2-2 në një triller të vërtetë, me sllovenët që ia dolën të barazojnë shifrat vetëm në çastet e fundit të takimit.

Antony Elanga dhe Yasin Ayari shënuan për suedezët, teksa Sandi Lovri dhe Zan Vitopnik gjetën rrjetën për sllovenët.

Pas disfatës së pësuar Kosova renditet e fundit në grup, por ende gjithçka mbetet e hapur.

Menjëherë pas tri ditësh do të nis xhiro e dytë e këtij cikli kualifikues, me Kosovën që ka mundësinë të lë pas krahëve këtë humbje të thellë.

‘Dardanët’ do të jenë nikoqir të Suedisë më 8 shtator me fillim nga ora 20:45, teksa në të njëjtin termin Zvicra do të jetë nikoqire e Sllovenisë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

/Telegrafi/

telegrafi sport app