Skuadra e Allegrit fiton ndaj të rinjve: CR7 shënon në debutim, tifozët futen në fushë dhe përfundojnë ndeshjen para kohe

Tashmë ka përfunduar edhe miqësorja e fundit e Juventusit para fillimit të sezonit 2018/19 në Serie A.
Skuadra e parë e Zonjës së Vjetër luajti ndaj Juventus B (e të rinjve), ku fitoi me rezultat 5-0.
Miqësoret e tilla te bardhezinjtë mbahen nga viti 1955 (e para ishte fituar me rezultat 3-2 nga skuadra e të rinjve në atë kohë), por kjo e sotshme kishte vëmendjen më të madhe nga të gjitha.
Kjo pasi Cristiano Ronaldo për herë të parë do zbriste në fushë me fanellën e Juventusit.
Ishte portugezi që shënoi golin e parë dhe nuk iu nevojitën më shumë se tetë minuta.
CR7 luajti vetëm pjesën e parë, ndërsa në të dytën u inkuadrua Mario Mandzukic.
Katër golat tjerë u shënuan nga: Capellini (autogol), Paulo Dybala (31', 40') dhe Claudio Marchiso (54').
Vlen të theksohet se interesimi për këtë ndeshje nga tifozët ishte i madh, ata ishin mbledhur shumë orë para ndeshjes, ndërsa në fund pushtuan fushën për të takuar idollat e tyre dhe në minutën e 68-të ajo është ndërprerë.
Kujtojmë se ndeshja e vitit të kaluar mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 0-0 dhe ishte ndërprerë në minutën e 50-të për shkak të futjes së tifozëve në fushë.
JUVENTUS A (4-1-3-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur; Bernardeschi, Emre Can; Douglas Costa, Ronaldo, Dybala.
Banka rezervë: Pinsoglio, Barzagli, Rugani, Marchisio, Pjanic, Cancelo, Khedira.
JUVENTUS B (4-3-3): Loria, Lucas Rosa, Serrao, Capellini, Gozzi; Portanova, Makoun, Nicolussi Caviglia; Campos, Petrelli, Galvagno.
Banka rezervë: Perin, Adamoli, Anzolin, Abreu, Bandeira, Baloca, Dadone, Di Francesco, Leone, Meneghini, Taboada, Morrone, Penner, Pereira, Pinelli, Siano, Heubang. /Telegrafi/




















































