Në 1864, pas 32 vitesh të gjata shërbimi për skllavopronarin e tij, Jourdon Anderson dhe gruaja e tij, Amanda, u arratisën nga jeta e skllavit, ku kishin punuar në mënyrë të palodhur.
Ata u kapën fort pas mundësisë që iu dha ushtria e Shteteve të Bashkuara, kur i liroi nga puna e detyruar në plantacione dhe shpejt e shpejt u zhvendosën në Ohajo.
Jourdon gjeti një punë të paguar në të cilën mbështetej familja e tij, që rritej çdo ditë e më shumë. Ai s’e ktheu kurrë më kokën pas.
Një vit më vonë, pak pas përfundimit të Luftës Civile, ai mori një letër nga Patrik Henri Anderson, burri që dikur e kishte nën pronësi, në të cilën ai i lutej të kthehej e të shpëtonte biznesin e tij, që po shkatërrohej.
Përgjigja që Jourdon i ktheu njeriut që i skllavëroi familjen, është ribotuar disa herë në gazeta të ndryshme. Jourdon Anderson nuk u kthye më kurrë në Big Spring, Tennessee.
Ai vdiq në 1907, në moshën 81 vjeçare, dhe është varrosur afër gruas së tij e cila vdiq 6 vjet më vonë. Ata patën bashkë 11 fëmijë.
“Dayton, Ohio,
7 gusht, 1865,
Zotëri: E mora letrën tuaj dhe më bëhet qejfi që ju nuk e keni harruar Jourdonin, e që dëshironi që unë të kthehem për të jetuar përsëri me ju. Kam qenë në merak për ju. Ma merrte mendja se do t’ju kishin varur deri tani, meqë keni strehuar ushtarë të konfederatës gjatë luftës civile. Edhe pse ju keni shtënë me armë dy herë mbi mua para se të ikja, nuk do të doja të dëgjoja asnjë lajm të keq për ju, dhe më vjen mirë që jeni akoma gjallë. Mua do të më bënte mirë të kthehesha në shtëpinë e vjetër dhe të takoja gjithë njerëzit që lashë pas. Përshëndeti ata nga ana ime dhe thuaju se shpresoj t’i takoj sërish në një botë më të mirë, nëse jo në këtë të tashmen. Do të kaloja të të takoja gjatë kohës kur punoja në spitalin e Nashvillit, por njëri nga fqinjët më tha se ishe betuar të më vrisje, në rastin e parë që do të të jepej mundësia.
Dua të di se cila është oferta më e mirë që mund të më bësh. Fitoj 25 dollarë në muaj, ushqime dhe veshje. Kam një shtëpi të rehatshme për Mendin dhe fëmijët. Fqinjët e quajnë atë zonja Anderson. Fëmijët shkollohen mirë dhe mësuesja thotë se djali ka prirje për pastor. Frekuentojmë kishën rregullisht dhe trajtohemi përgjithësisht mirë. Ndonjëherë dëgjojmë njerëz të thonë: “Ata negrot atje kanë qenë skllevër në Tenesi“. Fëmijët ndihen keq nga këto cilësime, por unë u them se atje nuk ishte turp t’i përkisje kolonel Henrit. Përkundrazi, ishte një nder për ne, t’ju thërrisnim pronar. Tani, nëse do të më shkruani dhe të tregoni se cilat janë përfitimet e mia nga ti, atëherë do ta kem shumë më të thjesht të vendos nëse dua të kthehem apo jo.
Përshëndete George Carter-in nga unë dhe falënderoje që të hoqi pistoletën nga dora, kur u përpoqe të më vrasësh.
Nga shërbëtori yt i vjetër,
Jourdon Anderson”. / bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit