Formula 1 po zhvillon Çmimin e Madh të Austrisë, e cila shkoi mjaft mirë për Ferrarin, duke dominuar pjesën më të madhe të saj.

Por në xhiron e 58, piloti spanjoll i Ferarit, Karlos Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista.


Më pas makina e spanjollit filloi të merrte flakë, me pilotin që arriti të dilte në kohë dhe me ndihmën e komisarëve të pistës.

Sainz ishte shumë pranë për të parakaluar Max Verstappen për të udhëhequr të sigurt me Leclerc në dy vendet e para, por kjo ngjarje duket se i prishi festën e parakohshme të “Kokëkuqes”.

Gara e shoferit të Ferrarit mori fund të hershëm pasi makina e tij u përfshi nga flakët në një kodër. /Telegrafi/

Carlos Sainz u desh të hidhej nga Ferrari i tij pasi u përfshi nga zjarri gjatë Çmimit të Madh të Austrisë

Incidenti ndodhi në xhiron e 58-të, me Sainz që sapo arriti të dilte nga makina në kohë

Ferrari po rrotullohej mbrapa pasi mori flakë në një kodër me Sainz që arriti të dilte jashtë

telegrafi sport app