Shemben punimet e para për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Lezhë, për shkak të neglizhencës së lejes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës prej Bashkisë. Specialisti i trashëgimisë, Paulin Zefi, thekson se një akt i tillë është i turpshëm dhe politik, pasi mund të ishin mjaftuar me pezullimin deri në pritje të një vendimi. Edhe banorët të indinjuar
Më 2 mars të 575-vjetorit e Besëlidhjes, ishte menduar që Lezhës t’i kthehej e derdhur në bronz figura e Gjergj Kastriot – Skënderbeut. Shtatorja që do të vendosej në sheshin kryesor të qytetit, karshi Memorialit të heroit ishte përzgjedhur që në 15 dhjetor të vitit që lamë pas, falë një projekti të mbajtur në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, si iniciativë e kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Po në atë periudhë u bë publike edhe vendi ku memoriali do të vendosej.
Një ditë para inaugurimit të veprës fituese të skulptorit Ardian Pepa, ndërkohë që qyteti përgatitej të festonte “rikthimin” e heroit si dhe e mbërritjen e përfaqësuesve të Diasporës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vendos që të shembë dy shkallët e para mbi të cilat do të vendosej bazamenti. Bashkë me aktin, do të vinte edhe reagimi i Ministrisë së Kulturës.
“Me datë 19.02.2019 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër konstatoi kryerjen e punimeve pa leje nga ana e Bashkisë Lezhë në sheshin ‘Gjergj Fishta’ dhe mori masat për pezullimin e çdo punimi deri në marrjen e miratimit pranë instancave përkatëse”, thuhej në reagim.
Banorët dhe artisti vetë do të mësonin kështu se Bashkia e Lezhës kishte neglizhuar në mënyrë të paqëllimshme një hallkë të domosdoshme, lejen përkatëse nga Instituti i Monumenteve. E domosdoshme përsa kohë vendi i menduar për shtatoren, në sheshin “Gjergj Fishta”, ndodhet brenda zonifikimit arkeologjik – zona “A”.
Menjëherë pas një vendimi të tillë, Paulin Zefi, specialisti i trashëgimisë kulturore dhe historian pranë Bashkisë Lezhë, ka reaguar duke përgatitur dokumentacionin përkatës, për ta dorëzuar në datë 26 shkurt pranë IMK-së, personalisht. Pasi institucioni do të vërente mangësi, ai do të rikthehej përsëri vetë në Tiranë një ditë më vonë për të plotësuar procedurat.
Gatishmëria e Zefit nuk do ta pengonte që po në datë 27, IMK-ja të vendoste “për pezullimin e punimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme për prishjen e punimeve të kryera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia Lezhë dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme”. Këtë akt specialisti dhe banorët e Lezhës do ta konsideronin si të turpshëm.
“Mund të pezullohej puna, pa u shembur punimet”, shprehet Zefi duke e konsideruar skandaloz veprimin.
Ndërkohë që projekti për vendosjen e shtatores parashikohet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, specialisti shprehet se nuk do të ketë negociata për ndryshimin e vendit. Një vendim i tillë nuk do t’i bënte mirë as punës së artistit.
“Aty është vendi ideal që shkon në harmoni me memorialin që do ketë në sfond”, tregon Pepa, duke nënvizuar se kjo ngjarje nuk duhet të përdoret për arsye politike. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht