LAJMI I FUNDIT:

Skenari për demarkacionin – Si do të veprohet nesër në seancë?

Skenari për demarkacionin – Si do të veprohet nesër në seancë?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të diskutojnë për projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi.

Edhe pse seanca është paraparë në orët e pasdites, shumë deputetë janë paraqitur për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

RTV Dukagjini merr vesh se koalicionin qeverisës po kërkon modalitet për të shmangur debatin dhe të kalohet drejtpërdrejtë në votim.


Sipas këtyre burimeve, nesër do të flasin vetëm shefat e grupeve parlamentare dhe më shumicë prezentë do të shmangin rregulloren për të kaluar direkt në votim.

Siç dihet, që demarkacioni të kaloi si proces, nevojiten 80 vota për të cilat koalicioni thotë se tashmë i ka siguruar.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së fundit ka vendosur që seanca për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi të mbahet të martën në orën 16:00. /Telegrafi/