Rreth 2,500 persona u mblodhën të martën në mbrëmje në Harryville, Irlandë të Veriut, pas arrestimit dhe akuzimit të dy të rinjve për tentativë përdhunimi më 7 qershor.

Protesta mori një kthesë të tensionuar, duke detyruar policinë të ndërhyjë me forca të shumta, automjete speciale dhe topa uji për të shpërndarë turmën.


Por në një episod të pazakontë, një burrë në karrocë elektrike, i veshur me një helmetë që ngjante me ato të ushtarëve romakë, u përball nga afër me policinë, duke bërë gjeste sfiduese.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u komentuan gjerësisht dhe u bënë virale.

Një përdorues në X (ish-Twitter) shkroi: “Një ushtar i vjetër nuk kapet kurrë – i njeh të gjitha truket”. /Telegrafi/