LAJMI I FUNDIT:

Skena filmi në aeroportin e Beogradit, gruaja iu shmang kontrolleve dhe shkoi në aeroplan pa biletë dhe dokumente udhëtimi

Skena filmi në aeroportin e Beogradit, gruaja iu shmang kontrolleve dhe shkoi në aeroplan pa biletë dhe dokumente udhëtimi

Një video nga kamera e vëzhgimit të aeroportit “Nikola Tesla” të Beogradit është shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet një grua duke shmangur me mjeshtëri dyert elektronike dhe sigurinë duke u zvarritur në dysheme.

Një grua, shtetase e Serbisë, ka tentuar të hipë në aeroplanin Wizzair për në Maltë, pa biletë dhe dokumente udhëtimi.

Edhe pse ajo arriti të shkonte vetë në aeroplan, stafi i linjës ajrore vuri re se ajo nuk kishte biletë, për këtë arsye u thirr sigurimi.


Drejtoria e Aviacionit Civil dhe Autoriteti i Aeroportit nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.

Mësohet se gruaja ka përfituar nga një moment pavëmendjeje, kur dera elektronike nuk monitorohej, transmeton Telegrafi.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar se ndaj saj është ngritur kallëzim për kundërvajtje, ndërsa Administrata e Aviacionit Civil ka nisur hetimet.

Gruaja pas ndalimit është dërguar për vëzhgim në një institucion psikiatrik, nga i cili shumë shpejt është liruar.

Incidenti tërhoqi vëmendjen për dobësitë në protokollet e sigurisë së aeroportit, duke përfshirë të metat në sistemin e portave elektronike (e-gates) që u inauguruan më 20 dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori