Skena e nxënësve si ushtarë turq në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, Lushaku-Sadriu i kërkon falje ambasadës turke

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se ka takuar deputetin turk, Enis Kervani, ku kanë diskutuar mbi debatin e fundit të krijuar pas një shfaqje të nxënësve në shkollën “Meto Bajraktari”, ku ishin veshur si ushtarë turq, e ku sipas reagimeve që u bënë ata kishin promovuar dhunë.
Drejtoresha thotë se lidhur me rastin i ka kërkuar falje ambasadës turke, dhe se po ashtu ka kërkuar llogari nga menaxhmenti i shkollës, transmeton Telegrafi.
“Sot takova Deputetin e Komunitetit Turk (KDTP) në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan, me të cilin diskutuam për shqetësimin që ka shkaktuar një aktivitet në Shkollën ‘Meto Bajraktari’ gjatë festimit të ‘28 Nëntorit’. Me këtë rast, informova deputetin se janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të zbardhur motivet e skeçit në fjalë dhe njëkohësisht, kemi kërkuar llogari nga menaxhmenti i shkollës. Është konfirmuar, as shkolla dhe as stafi i saj nuk kanë pasur për qëllim të ofendojnë apo shqetësojnë asnjë komunitet. Për këtë arsyse, shkolla i ka kërkuar zyrtarisht falje edhe Ambasadës Turke në Kosovë”, ka pohuar ajo.
Tutje, ajo ka theksuar se Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar që në të gjitha shkollat e kryeqytetit të promovohen vlerat e paqes, respektit dhe tolerancës mes komuniteteve.
“Për të garantuar një qasje më të strukturuar në të ardhmen, kam marrë vendim themelimin e një Komisioni, i cili do të hartojë një Udhëzues të qartë për të përcaktuar kriteret e organizimit të festave në shkolla. Një udhëzues do të ndihmonte shkollat të shmangin çfarëdolloj keqkuptimi në të ardhmen dhe do të siguronte që të gjitha aktivitetet arsimore të zhvillohen në përputhje me frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit ndërkulturor”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë