Janë transmetuar transmetuar të gjitha veprimet që janë ndërmarrë nga Prokuroria e Prizrenit në operacionin kundër fajdeve që rezultoi me gjashtë të arrestuar.
Prokuroria e Prizrenit kishte arritur ta identifikojë një skemë shumë të rrezikshme të fajdeve në tetor të vitit të kaluar.
Viktima një burrë rreth të 40-ave, i cili sapo ishte futur në një biznes të hotelerisë, i gjendur para një krize financiare kishte marrë 10 mijë euro para me fajde nga i dyshuari i parë.
Në ndërkohë, familja e biznesmenit të ri kishte nënshkruar një kontratë me një ndërtues banesash të cilat pas ndërtimit do të kalonin në pronësi të pronarëve të tokës.
Kur kamatat kishin prekur shifra të cilat viktima nuk arrinte t’i paguante, atij i ishte marrë një banesë.
Një ekip i veçantë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Prizrenit kuptojnë për situatën. Viktima kontaktohet nga Policia dhe bindet që të rrëfej për skemën e fajdeve.
Në dhjetëra takimet të mbajtura me të dyshuarit për fajde, Policia arriti të siguroj prova se behët fjalë për një skemë të rrezikshme të fajdeve.
Pas analizimit të materialeve, Prokuroria dhe Gjykata, vendosin të nisin operacionin masiv të arrestimeve dhe kontrolleve të banesave dhe shtëpive të të dyshuarve.
Dy bastisjet e para ndodhën në Suharekë. Njësia speciale ishte ftuar për të siguruar zonë, teksa përdoren armë të gjata për të siguruar perimetrin dhe kontrollet e hetuesve, gjatë operacionit – pamje ekskluzive qe u transmetuan në “KallxoPernime”.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, sqaroi në detaje se si kishte rrjedhur rasti, ku kamatat kalojnë vlerën e 1 milionë eurove.
“Viktima ka filluar me 10 mijë euro dhe ka përfundu në 1 milionë e 400 mijë euro. Këto 10 mijë euro i ka marrë nga i pandehuri i parë me kamatë prej 10% kamata mujore po flasim dhe ka paguar ndërkohë, por kur nuk ka arritur t’i paguaj kamata ka shkuar deri në 30 mijë euro. Pastaj kur nuk ka arrit t’i kryej të gjitha pasi që investitori paraqitet të investoj në pronën e tyre atëherë i pandehuri i parë arrin që t’ia marrë një banesë viktimës me sipërfaqe prej 112 m2. Ndërkohë, duke qenë në gjendje të rëndë serish i kërkon edhe 10 mijë euro prej të pandehurit të parë dhe sërish nuk arrin t’i mbulojë kamatat dhe viktimës i merret edhe banesa e dytë që është 80 m2”, tha kryeprokurori Kryeziu.
Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, viktima merr edhe 75 mijë euro nga një i dyshuar tjetër, për të cilat u detyra t’i jep tri banesa e dy lokale.
“Çka ka ndodhur këtu është se i ka marrë 75 mijë euro me kamatë mujore 8%. Ka filluar t’i paguaj dhe në ndërkohë ka arritë shuma në 24 mijë euro. Pastaj shumat janë rritë dhe derisa ky i pandehur prej 75 mijë eurove ka arritë t’i marrë tri banesa me një vlerë prej 150 mijë eurove dhe po ashtu i ka marrë dy lokale afariste prej 242 m2 në vlerë prej 205 mijë euro”, sqaroi kryeprokurori Kryeziu.
Situata ishte përkeqësuar edhe më shumë kur viktima i merr edhe 20 mijë euro nga i dyshuari që Prokuroria e liston si të dyshuarin e pestë e që viktima kishte hezituar ta denonconte.
Nga këto 20 mijë euro, për shkak të pamundësisë që t’i paguante këstet borxhi kishte arritur në 320 mijë euro.
Sipas Prokurorisë, në këtë moment kishte ndërhyrë vëllai i viktimës duke arritur marrëveshje me të dyshuarin për kompensim me 11 banesa.
“Por, kemi dyshuar se për këtë rast viktima po heziton ta praqes andaj e kemi intervistuar edhe njëherë dhe rezulton se nga ky i pandehur ka pasur edhe dhunë fizike dhe kanosje. Ne një rast me 8 shkurt 2024 e ka marrë viktimën dhe vëllain e tij nga Prishtina dhe e ka dërguar rrugës për Suharekë dhe aty e ka kapur edhe për fyti edhe e ka kanosur se do ta dërgojë dhe do ta lidhë në shtëpinë e tij. Aty vëllai i viktimës ndërhynë sepse presioni është shumë i madh dhe kërkon të arrinte marrëveshje dhe pikërisht këtu i pandehuri i kërkon këto 1180 m2 që janë diku 11 banesa”, theksoi mes tjerash kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
Historia e kësaj skeme të fajdeve nuk përfundon këtu. Nga i dyshuari i tretë viktima fillimisht i merr 7,000 euro me fajde, teksa kamatat arrinë shifra të papërballueshme duke u detyruar t’i kompensoi me një banesë dhe një lokal.
Në këtë rast, burrit rreth të 40-ave që ishte zhytur në fajde, nga i dyshuari i thuhet se paratë janë të një personi të tretë, i cili është i panjohur edhe për Prokurorinë.
“I pandehuri thotë se parat janë të një personi të tretë pa i treguar emrin dhe sot nuk e dimë atë person. Dhe thotë se për ta ndihmuar, viktimës i ofron një traktor dhe 9 krerë bagëti në mënyrë që viktima t’i shes. Këto i shet por nuk mund ta paguaj borxhin. Vazhdon t’i jep edhe bagëti të tjera duke i thënë se po ta ndihmojë të personi i tretë derisa ky person arrin të nënshkruaj kontratë për marrjen e një banese prej 100 metrave katror dhe po ashtu një lokal prej 100 m2 dhe duke i hequr atë borxhin bazë prej 7,000 eurove, dyshohet që dëmi është 150 mijë euro”, bëri të ditur kryeprokurori Kryeziu.
Sipas Kryeziut, në këto raste përmendet një person i tretë për të bërë presion mbi viktimat e veprimtarisë së fajdeve dhe për t’i frikësuar në mënyrë që t’i paguajnë këstet.
Kryeziu mes tjerash sqaroi se banesat dhe lokalet ishin bartur nga viktima te të dyshuarit përmes para-kontratave të nënshkruara nga disa noterë dhe avokatë.
Këto 22 njësi banesore e lokale të ndryshime, janë sekuestruar.
“Ne i kemi sekuestruar këto banesa dhe kemi kërkuar urdhër ndalues përfundimtar nga Gjykata dhe janë lëshu këto urdhër ndalesa dhe janë ngri këto njësi banesore. Te gjitha këto janë të ngrira. Të pandehurit nuk mund t’i realizojnë nuk mund t’i marrin këto prona. Por punimet nuk i kemi ndalur sepse aty ka edhe qytetarë të tjerë që nuk janë të përfshirë. Por këto prona do të jenë të ngrira derisa ta ngrisim aktakuzën dhe do të kërkojmë që këto prona t’i kthehen viktimës sepse janë pronë e viktimës nuk janë pronë e tyre sepse ata kanë dashur që fajdetë t’i legjitimojnë me procese të kontratave dhe pastaj në emër të kthimit të borxhit edhe t’i marrin ato banesa”.
Këtij operacioni i kishte paraprirë një hetim prej 7 muajve, prej tyre 6 me masa te veçanta hetimore ku janë siguruar filmime dhe shume orë të regjistruara të takimeve me viktimave dhe të dyshuarve.
Grupi i të dyshuarve për fajde është prangosur teksa gjatë operacionit janë gjetur edhe armë.
Përveç njësive banesore janë sekuestruar edhe makina dhe mjete bujqësore. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës