Vetura zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, më konkretisht, ajo e ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi është përdorur për t’i mundësuar një të dyshuari për tentimvrasje të arratisjes nga Kosova për në Shqipëri. Kështu thuhet në aktakuzën që Prokuroria e Prishtinës ka ngritur ndaj Lavdim Krasniqit dhe tre personave të tjerë.
Sipas aktakuz i pandehuri Lavdim Krasniqi, përmes të pandehurit Ardian Krasniqi (shofer personal), i kanë mundësuar të dyshuarit Albi Mulolli që të arratisej nga territori i Republikës së Kosovës për në Shqipëri.
Siç thuhet në aktakuzë, e gjithë kjo ka ndodhur, duke e shfrytëzuar veturën zyrtare, ku gjatë arratisjes kanë përdor letrën me logon zyrtare edhe dritat rotative të cilat i posedonte kjo veturë, me qëllim që t’iu jepet përparësi kalimi dhe të kalojnë pa u penguar nga policia, duke depërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Në muajin shtator të vitit 2020, në cilësinë e personave zyrtar, i pandehuri Lavdim Krasniqi – në cilësinë e Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, i pandehuri Ardian Krasniqi, në cilësinë e shoferit personal (familjar) i të pandehurit Lavdim Krasniqit, ashtu që kanë ndërmarr veprime për pengimin e arrestimit nga policia e të dyshuarit Albi Mulolli, për dyshimin e kryerjes së veprës penale Vrasje e Rëndë në Tentativë, në atë mënyrë që, i pandehuri Lavdim Krasniqi, përmes të pandehurit Ardian Krasniqi (shofer personal), i kanë mundësuar të dyshuarit Albi Mulolli që të arratisej nga territori i Republikës së Kosovës, për në Shqipëri”, thuhet në aktakuzë, të siguruar nga Kallxo.com.
Sipas Prokurorisë, të gjitha këto veprime nga të pandehurit janë bërë për shkak të obligimeve që kanë pasur ndaj Bashkim Mulollit lidhur me veturën dhe shumën e të hollave të pranuara.
“Me këtë të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, theksohet në aktakuzë.
Prokuroria Prishtinës kishte njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Lavdim Krasniqit ish drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, një personit tjetër me inicialet A.K ish shoferit, Marigona Berishës ish zyrtares së lartë të KPK-së si dhe ndaj një personi tjetër me inicialet F.D.
Sipas aktakuzës, të pandehurit Lavdim Krasniqi dhe shoferi A.K., nga janari i vitit 2018 e në vazhdimësi, në bashkëkryerje, kanë kërkuar dhe pranuar të holla dhe dhurata për vete dhe për tjerët nga personi me inicialet B.M., me qëllim të ushtrimit të ndikimit të tyre në vendimmarrje për uljen dhe shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për të njëjtin. Me këto veprime sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës