LAJMI I FUNDIT:

Skandali me turistët spanjollë, Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën

Skandali me turistët spanjollë, Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën.

Gjatë sezonit turistik, ai kanosi dhe terrorizoi disa turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar tek lokali në pronësi të tij në Porto Palermo.

Seanca gjyqësore ndaj Kokëdhimës u zhvillua me dyer të mbyllura ditën e sotme. Mihal Kokëdhima akuzohet për veprat penale “kanosje”, “shkatërrim i prone” dhe për “dëmtime të tjera me dashje”.


Ky është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua nga Kokëdhima
Lexo po ashtu Ky është biznesmeni spanjoll, me 310 milionë euro pasuri, që u sulmua nga Kokëdhima

Mihal Kokëdhima para trupës gjykuese nuk ka pranuar akuzuat, ndërsa avokatët e tij Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj, kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në tre mijë euro, por Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet i prishin restorantin Mihal Kokëdhimës
Lexo po ashtu Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet i prishin restorantin Mihal Kokëdhimës

Lokali “Panorma” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori