LAJMI I FUNDIT:

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shteti, dhe gjithçka lidhet me një skandal korrupsioni në Parlamentin Evropian, raportojnë mediat evropiane.

Sipas investigimeve të mediave aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei.

Sipas informacionit të publikuar nga policia belge, bastisjet po kryhen për shkak të dyshimeve për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, shkruan euronews.


Në total, janë kontrolluar 21 lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të Belgjikës, si dhe në disa vende në Portugali. Disa persona janë arrestuar, megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.

Kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian gjendet në qendër të një skandali korrupsioni.

Tre vite më parë, në vitin 2022, pati hetime dhe arrestime masive për shkak të aferës së njohur si “Qatargate”, ku u zbulua se zyrtarë të Katarit, bashkë me disa shtete të tjera, kishin dhënë dhurata diplomatëve dhe politikanëve evropianë në këmbim të një qëndrimi më të favorshëm të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të tyre.

Gjithashtu, në Parlamentin Evropian ka pasur arrestime edhe për akuza për spiunazh dhe bashkëpunim me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori