Nderimi me një minutë heshtje për Diogo Jotan dhe vëllain e tij, Andre Silva, u ndërpre para kohe në ‘Wembley’ për shkak të ndërhyrjeve nga turma. 

Të dyja skuadrat u rreshtuan në mesfushë për të nderuar ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe vëllain e tij të ri, të cilët humbën jetën muajin e kaluar në një aksident automobilistik. 


Fillimisht, nderimi u respektua si nga lojtarët, ashtu edhe nga tifozët, por pas disa thirrjeve nga një pjesë e vogël e njerëzve në stadium, arbitri vendosi ta ndërpresë heshtjen para kohe. 

Thirrjet fillestare u pasuan me fishkëllima nga pjesa tjetër e publikut, çka detyroi gjyqtarin të ndërhynte dhe ta ndërpriste nderimin. 

Pas kësaj ndaljeje të asaj që pritej të ishte një homazh prekës për Jotan dhe Silvën, komentatori i TNT Sports, Darren Fletcher kritikoi turmën. 

“Nuk arrij ta kuptoj pse disa persona brenda stadiumit do ta prishnin atë moment. Është absolutisht e pakuptimtë”, ka thënë Fletcher. 

Ky ishte ndeshja e parë zyrtare për Liverpoolin pas vdekjes së Jotas. 

‘Të Kuqtë’ kishin luajtur më parë pa sulmuesin portugez në një miqësore ndaj Prestonit, ku nderimet ishin respektuar në mënyrë shembullore./Telegrafi/

telegrafi sport app