LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Kroaci: Kryebashkiaku rrah brutalisht pronaren e një kafeneje

Skandal në Kroaci: Kryebashkiaku rrah brutalisht pronaren e një kafeneje

Iva Milka Kramariq, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, pretendon se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.

Është komuna më e vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë, raporton jutarnjilist.

“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi. Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.


Ngjarja ka ndodhur pasi ‘shefit’ i është refuzuar pirja sepse ishte dukshëm i dehur.

“Pasi e largova nga vetja, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, kujton Kramariq.

Ajo ka shtuar se kafenenë e ka hapur më 5 maj dhe që në fillim ka pasur probleme me ‘shefin’, por edhe me punëtorët e saj.

Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal.

Zhgela e mohoi prerazi përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori