S’ka kush t’i mbledhë mbeturinat në Vrapçisht, kontrata me operatorin ka mbaruar në qershor të vitit 2021
Banorët e Komunës së Vrapçishtit për muaj me radhë kanë problem me mbeturinat, sepse askush nuk po vjen për t’i mbledhur. TV21 ishte në Dobërdoll, banorët e të cilit të shqetësuar flisnin për papastërtinë që po kaplon fshatin. Kërkojnë nga Ndërmarrja Komunale që të paktën të punësojë dy persona që do të kujdeseshin për mirëmbajtjen e mjedisit.
“Problemi është me mbeturinat, nuk mblidhen siç duhet, shumë rrallë. Papastërti shumë e madhe, kemi mbeturina që janë prej vitit të kaluar ndoshta edhe dy viteve. Prandaj bëj kërkesë tek Ndërmarrja Publike Komunale e komunës së Vrapçishtit, të punësojë dy pastrues që të bëhet më mirë mirëmbajtja e trotuareve, gjelbërimeve dhe udhëve në të gjithë komunën, se me të vërtetë ka nevojë.”
“Dobërdolli ka një grup të rinjsh që bëjnë mjaft aktivitete ta mbajmë fshatin të pastër, por nuk është problem veç i tyre, është problem edhe i komunës, edhe i fshatit edhe i njerëzve, sepse është një problem që edukata e njerëzve është problemi më i madh, pastaj i gjithë të tjerëve. Me sa kam dijeni unë ka një problem me kontratat, por ky nuk është problem i fshatarëve, është problem i atyre që duhet ta zgjedhin sa më parë. U bëj apel njerëzve të fshatit, pak më edukatë me letrat, me mbeturinat që i hedhin ku arrijnë”.
Nga Komuna e Vrapçishtit na thanë se që në qershor 2021 ka skaduar kontrata me operatorin që menaxhon me mbeturinat. Më pas kanë bërë thirrje publike por procesin e ka zvarritur studimi i fizibilitetit dhe zgjedhjet lokale.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prokurime publike, për shpalljen në fjalë nga ana e Komunës kërkohej që të bëhet edhe studimi i fizibilitetit. Pas finalizimit, i njëjti duhej të kalonte në seancë të Këshillit të Komunës, por për shkak të mangësive të studimit, i njëjti dështoi të votohet dhe u kërkua që të ndryshohet dhe të plotësohet. Pas ndryshimeve, Këshilli i Komunës e miratoi me shumicë votash. Me të siguruar edhe këtë, u urdhërua shpallja e tenderit, procedurë kjo që kërkon afatet e veta ligjore. Me shpalljen e zgjedhjeve lokale 2021, procedura në fjalë u ndërpre me rekomandim të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit”, thonë nga Komuna e Vrapçishtit.
Nga Komuna e Vrapçishtit theksojnë se tashmë e kanë nisur procedurën për prokurim publik për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave dhe se në afatet e parapara me ligj do ta finalizojnë së shpejti./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'