LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së AAK-së për dialogun Kosovë-Serbi
Foto: Arkiv

Pas rreth shtatë orëve ka përfunduar debati parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi. Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se nuk ka kuorum për vendimmarje.

“Vetëm 52 deputetë janë të pranishëm. Kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje”, ka njoftuar Bogujevci, transmeton KP.


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se qeveria e ka devijuar debatin në formën më të ulët të mundshme.

Kreu i deputetëve të kësaj partie tha se rezoluta është e përkthyer në dy pika.

“Rezolutën e kam përkthyer në dy pika dhe ato reflektojnë në pozicionin e kryeministrit që e tha për dialog dhe pozicionin e opozitës se si e shohim ne dialogun. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë në nivel politik dhe jo teknik, si dhe të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës. Dialogu duhet të fokusohet në njohje të ndërsjellë dhe ulësen në OKB, që e tha kryeministri i Kosovës. Këto dy pika i qes në votim”, tha ai.

E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e sotme plenare ka qenë debati parlamentar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

"Ha ma lirë se n'shpaj", fastfood Kiki gjithmonë një opsion ideal

Lajme
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Lajme
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
Kalo në kategori