LAJMI I FUNDIT:

S’ka më joshëse se fundi dhe çizmet me taka të larta: Bartni kështu që të dukeni elegante dhe të shmangni dukjen vulgare!

S’ka më joshëse se fundi dhe çizmet me taka të larta: Bartni kështu që të dukeni elegante dhe të shmangni dukjen vulgare!

Në kohën e tashme, trend më i madh është eksperimentimi – i quajtur “Mix&Match”, mund të merren në konsideratë kombinimi i dezenëve më të ndryshëm, materialeve dhe ngjyrave pa kufij.

Megjithatë,me disa gjëra është shumë lehtë të teprohet, ndërkaq mu në majë të listës gjendet kombinimi i mini-fundit dhe i çizmeve me taka të larta, transmeton Telegrafi.

Për të shmangur përshtypjen që nuk keni shije as stil, në kombinimin e mini-fundit dhe çizmeve deri te gjunjët apo edhe mbi gjunjë, para së gjithash, shmangni këto dy kombinime:

– fundi tepër i shkurtër dhe çizmet me taka tepër të larta.
– mini-fundi dhe çizmet me taka të larta me platformë përpara.

Nëse jeni adhuruese e fundeve shumë të shkurtra, me to më së bukuri do të dukeni me çizme të rrafshëta mbi gjunjë me taka deri në 6 centimetra.

Megjithatë, nëse bash adhuroni që takat të jenë të larta, zgjidhni modelin e çizmeve të cilat nuk e kanë platformën përpara, nuk i shtrëngon gjunjët, dhe bashkë me to vishni fundin së paku deri te gjysma e kofshëve.

A post shared by Bestoutf.it (@bestoutf.it) on Nov 8, 2018 at 12:09am PST

Kur është fjala për përshtatjen e çorapeve dhe çizmeve, nëse çizmet apo fundi kanë ngjyrë të zezë, getet më së miri do të shërbejnë nëse do të jenë në të njëjtën ngjyrë.

A post shared by nowaday.shop (@cs.nowaday) on Nov 8, 2018 at 12:07am PST

Nëse fundi apo fustani kanë ngjyrë të shndritshme, më mirë mbathni çorape ngjyrë teni, sado që të keni këpucët të errëta.

Fustani-triko i ngrohtë dhe çizmet me ngjyrë të njëjtë mund të duken fenomenale, por edhe me atë rast gjithashtu zgjidhni getet me ngjyrë neutrale.

Lozni sado t’jua dojë qejfi, vetëm – sërish – mos harroni dy gjërat që i përmendëm në fillim të tekstit, të cilat duhet t’i shmangni në kombinimin e mini-fundit dhe çizmeve me taka të larta, sepse kudo që të shkoni, me siguri nuk dëshironi të dukeni vulgare!

A post shared by pooshine (@pooshineshow) on Nov 7, 2018 at 1:13pm PST

/Telegrafi/