Qeveria e Kosovës ende nuk i ka ndarë mjetet buxhetore për organizimin e zgjedhjeve lokale në vend, derisa periudha në dispozicion kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit është më pak se dymujore.
Me buxhetin e vitit 2017 ishin planifikuar mbi 5 milionë euro për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në vend, por këto mjete ishin marrë në shfrytëzim nga autoritetet vendore për t’i organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura në qershor të këtij viti.
Megjithëse po bëhen tre muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ekzekutivi i vendit ende nuk e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë duke e përgatitur një raport përfundimtar për koston e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij, meqenëse zgjedhjet parlamentare nuk kanë qenë të planifikuara me buxhet, atëherë janë shfrytëzuar mjetet e ndara për zgjedhjet komunale të këtij viti.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur se do të ndahen mjetet buxhetore për zgjedhjet komunale gjatë procesit buxhetor 2017”, ka pohuar Elezi.
Sipas tij, për zgjedhjet lokale 2017 nga Ligji për Buxhet i këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milionë euro.
Megjithatë, siç thotë ai, shuma e saktë e buxhetit të nevojshëm për zgjedhjet komunale nuk dihet pa përfunduar i gjithë procesi, pasi kjo gjë varet edhe nga komunat që do të shkojnë në balotazh.
“Kostoja e zgjedhjeve lokale varet edhe në atë se në sa komuna do ta kemi rundin e dytë, pra i balotazhit, i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 janë mbajtur rundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej”, ka sqaruar Elezi.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se rreth 2 milionë euro të ndara fillimisht për zgjedhjet komunale, të cilat janë shfrytëzuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor të vitit 2017. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit