Vincius Junior edhe një herë nuk ka arritur ta kontrollojë temperamentin e tij.

Sulmuesi brazilian mund të ndëshkohet me tri ndeshje për shkak të sjelljes që bëri në ndeshjen mes Valencias dhe Real Madridit.


Los Che ishin duke fituar 1-0 përballë Los Blancos, ndërsa në një moment Vinicius humbi kontrollin e tij.

Portieri i vendasve, Stole Dimitrievski provokoi brazilianin në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa ky i fundit e goditi në kokë.

Andaj, nga rishikimi në VAR, gjyqtari i ndeshje ndëshkoi Viniciusin direkt me karton të kuq.

Por, nga ky vendim, ylli i Real Madridit shpërtheu dhe tentoi ta sulmonte gjyqtarin.

Por, stafi i madrilenëve reagoi dhe kapën nga krahët fituesin e çmimit “The Best” nga FIFA që të mos bënte ndonjë skandal më të madh.

Mirëpo, ky sjellje e tij me gjasë do t’i kushtojë me tri ndeshje mos lojë dhe gjobë me para. /Telegrafi/

telegrafi sport app