Situata me COVID-19 ndonëse e qetë kërcënohet nga variantet e ndryshme, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen plotësisht

Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk po shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, i rikujton kësaj kategorie të qytetarëve se certifikata e tyre me vetëm një dozë do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze.
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se në kuadër të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të marra nga Qeveria e Kosovës me datë 30 nëntor 2021, është vendosur që nga data 6 dhjetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.
“Në rast se nuk është i vaksinuar me dy dozat, qytetari duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; apo Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, rikujton se certifikata e tyre do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Qytetarëve, të cilët nuk e marrin dozën e dytë brenda periudhës katër javore, nuk do t’u merret si dëshmi certifikata vetëm me një dozë, përveç në rastet kur ata prezantojnë dëshmi mjekësore që kanë kundër-indikacione shkencërisht të vërtetuara për mos-vaksinim. Në të kundërtën duhet ta paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, krahas certifikatës me vetëm një dozë të marrë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit duke e marrë vetëm njërën dozë, që ta marrin edhe dozën e dytë sa më parë për t’u mbrojtur nga virusi dhe në të njëjtën kohë për ta lehtësuar lëvizjen e tyre, sikurse edhe qytetarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar, që ta bëjnë këtë, sepse situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 ndonëse këtyre ditëve është e qetë në Kosovë, ende është e brishtë dhe kërcënohet nga variante të ndryshme të virusit SARS COV-2 dhe nga mos vaksinimi i një pjese të popullatës.
MSh u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat statike shumica prej të cilave punojnë edhe gjatë fundjavës, ekipet mobile dhe të vaksinohen gjatë tërë javës dhe kudo, në secilën komunë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja